Ronaldo me mesazh emocionues për Casillas
Edhe Cristiano Ronaldo i është bashkuar qindra mijëra mesazheve mbështetëse që i janë drejtuar ikonës Iker Casillas.
Portieri spanjoll pësoi një atak kardiak dje në stërvitje me Porton, por fatmirësisht shpëtoi falë intervenimit të shpejtë të mjekëve të klubit portugez dhe tani gjendet në spitalin CUF Porto, duke e marrë veten plotësisht.
Ronaldo dhe 37-vjeçari ishin bashkëlojtar te Real Madridi midis sezoneve 2009 dhe 2015, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2014 dhe La Liga-në në vitin 2012, transmeton lajmi.net.
“Ji i fuqishëm, shoku im. Shpresoj që ta merrni veten sa më shpejt”, shkroi Ronaldo, duke i bashkangjitur një foto me Casillas.
Fituesi i Kupës së Botës shpëtoi pasi ai kërkoi ndihmën e mjekëve në qendrën stërvitore të Portos, duke ndjerë shqetësimet në gjoks dhe u dërgua me urgjencë në spital.























