Philadelphia merr kryesimin e serisë gjysmëfinale ndaj Torontos
Tjetër fitore e rëndësishme për skuadrën e 76-ers.
Philadelphia 76ers tregohet e fortë ndaj Toronto Raptors. Një super Joel Embiid udhëheq skuadrën nga Pensylvania drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në gjysmëfinalet e Lindjes ndaj Toronto Raptors që i dha kryesimin e serisë në 2-1.
116-95 ishte rezultati i një sfide që u dominua nga vendasit nga fillimi deri në fund. Me 33 pikë dhe 10 kërcime, Embiid ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Philadelphia 76ers, duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen pozitive të Kawhi Leonard i cili po ashtu realizoi 33 pikë. Kontribut të madh dha edhe Jimmy Buttler me 22 pikë.
Vetëm në çerekun e parë rezistoi Toronto në këtë sfidë me Raptors që e mbyllën këtë periudhë me disavantazh prej tri pikëve sepse më pas gjithçka shkoi në favor të ekipit vendas.
Edhe ndeshja e katërt gjysmëfinale mes 76ers dhe Raptors do të zhvillohet në Wells Fargo Center.























