Bayerni vendos mos ta blejë Jamesin
Futbollisti kolumbian nuk ka bindur drejtuesit e Bayernit për ta blerë në verë.
James Rodriguez është një ndër lojtarët që të ardhmen e tij e ka ende të paqartë. Si për të shtuar akoma më shumë misteret për kolumbianin kanë menduar drejtuesit e Bayern Munich.
Siç raportohet nga mediat gjermane, por edhe ato spanjolle, Bayerni ka vendosur që mos ta aktivizojë të drejtën e blerjes për kolumbianin, me këtë të fundit që do të kthehet në Madrid pas dy sezoneve në Munih.
27-vjeçari do të gjejë në Madrid përsëri trajnerin që e largoi, Zinedine Zidane dhe për këtë arsye largimi i tij është i sigurt, me Realin që do ta nxjerrë menjëherë në shitje.
Destinacioni i radhës për mesfushorin është një enigmë e plotë, pasi ende nuk ka pasur ekipe të interesuara për të.























