Ancelotti zbulon objektivat e Napolit për tregun e verës
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti doli sot në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Cagliarin, që do të luhet nesër në “San Paolo”.
Duke qenë se Napoli i ka mbyllur llogaritë me këtë sezon, natyrisht që vëmendja e gazetarëve në konferencë ka qenë ndaj merkatos që skuadra pritet të zhvillojë në verë.
Trajneri Ancelotti nga ana e tij, ka konfirmuar se Insigne do të vijojë të jetë pjesë e Napolit dhe të mbajë shiritin e kapitenit, ndërsa shtoi se “të kaltrit” po ndjekin me interes lojtarë si Trippier dhe Lozano.
“Insigne do të qëndrojë me ne, pasi është kapiteni i skuadrës dhe e vlerësojmë shumë. Nuk më pëlqen të flas për futbollistë të skuadrave të tjera, por mund t’ju konfirmoj se Trippier dhe Lozano janë dy emra që po i ndjekim me interes. Më pas t’ia lëmë kohës për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet”, tha Ancelotti.























