Feronikeli fiton, Prishtina barazon
BKT
Sport

Feronikeli fiton, Prishtina barazon

Feronikeli ka bërë hapin e madh në garën për titull të kampionit, pasi që sot mundi Drenicën, me rezultat 0-1, në “Bajram Aliu”, takim ky i zhvilluar në kuadër të javës së 30-të elitës së futbollit tonë, raporton RTKlive.

Skuadra nga Drenasi ia doli që me golin e Astrit Fazliut (65’), të marr pikët e plota nga ky udhëtim për të “blinduar” kreun e tabelës me 71 pikë, dy më shumë së Prishtina.

Ndërkaq, Prishtina, një tjetër skuadër që është në garë për titull të kampionit, nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në udhëtim tek Drita e Gjilanit, duke luajtur baras 1-1.

Gjilanasit pas 14 minutave lojë përmes Fidan Gerbeshit kaluan në epërsi, kurse, për një pikë të kryeqytetasve Mankenda (65’).