Patriku Neofit e përshëndeti Papën në Pallatin e Sinodit
BNR
Patrikut Neofit bashkë me anëtarë të Sinodit të Shenjtë e pritën Papën Françesku në Pallatin e Sinodit. Ata i mbetën besnikë pozitës se shërbimet e përbashkëta fetare janë të papranueshme nga pikëpamja kanonike.
Patriku e përshëndeti Papën dhe personat që e shoqërojnë me “Mirë se erdhët” në trojet e Kirilit dhe Metodit, të cilët janë të njëjtë me Apostullin, dhe të shenjtorëve dhe njerëzve të tjerë të Zotit, me veprimtarinë iluministe të të cilëve gjatë shekujve IX dhe X krishterimi u përhap në Evropë dhe jashtë kufijve të saj. Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare përfitoi nga rasti që të falënderojë për pritjen e përzemërt nga ana e Vatikanit ndaj të dërguarve bullgarë në Romë çdo vit më 24 maj, si dhe për pëlqimin e tyre që të kemi liturgji te varri i Shën Konstantin-Kiril Filozofit.























