Ahmeti: Dëshmorët, themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen
BKT
Rajoni dhe Bota

Ahmeti: Dëshmorët, themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shënuar ditën e dëshmorëve, 5 maj.

“Sot është dita e më të mirëve ndër ne, dëshmorëve të kombit. Dëshmorët janë pasqyra jonë dhe themeli mbi të cilin ndërtojmë të sotmen dhe të ardhmen. Ata u bënë pjesë e përjetësisë duke na mundësuar ne që ta vijojmë rrugën e tyre dhe mos të devijojmë asnjëherë nga qëllimi. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri, për komb, për atdhe.” ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota