15:52 / 05.05.2019
Gattuso: Nuk do tërhiqem, kam besimin e klubit
Milani në krizë të thellë rezultatesh do të luajë nesër ndaj Bolonjës në "San Siro".
Kuqezinjtë janë 3 pikë pas Atalantës që mban vendin e 4 e cila luan sot në transfertë kundër Lazios dhe kuqezinjtë shpresojnë te ndalesa e bergamaskëve sot në "Olimpico".
Por në prag të ndeshjes kundër Bolonjës ka folur trajneri i Milani i cili edhe një hërë është i bindur se do të vijojë të drejtojë Milanin, transmeton albeu.
"Kam një kontratë dyvjeçare, fjala që dorëheqja nuk më vjen aspak ndërmend. Unë do të vazhdoj, qëllimi im është ta çoj ekipin në Ligën e Kampionëve, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Kam dëgjuar se vitin e ardhshëm do të largohem por mua drejtuesit e klubit nuk më kanë thënë asgjë”, tha Gattuso.























