17:21 / 05.05.2019
KSHZ: Deri në ora 15:00, jehona e votuesve arrin në 30.34 përqind
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se deri në ora 15:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 30.35 për qind e votuesve.
Jehona më e madhe e votuesve është regjistruar në Demir Kapi (49.17 %), Kriva Pallankë, Krushevë, Makendoski Brod.
Jehona më e ulët regjistrohet në Bogovinë (10.49 për qind), Zhelinë dhe Qendër Zhupë.























