Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore, arrihet censusi
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore, arrihet censusi

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore ka bërë të ditur se është arritur censusi në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit, pasi deri në ora 18.30 kanë votuar 44.5 për qind e qytetarëve.

Kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk ka pasur parregullsi të theksuara, të cilat do të ndikonin në procesin e përgjithshëm.

Ai tha se deri në ora 18.30 dalja e qytetarëve është 44.5 për qind, transmeton KosovaPress.

Në garë aktualisht janë kandidatët Gordana Siljanovska-Davkova nga VRMO DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.

Në raundin e parë mori pjesë edhe kandidati shqiptar Blerim Reka, i cili mori vetëm 79921 apo 10.58% të votave.

Shtetasit e Maqedonisë zgjedhin sot presidentin e pestë të vendit. Më herët, ky shtet ka pasur këta presidentë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit).


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota