Papa arrin në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

Papa arrin në Shkup

Papa Françesku arriti për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Atë e priti në aeroport presidenti George Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ipeshkvi i kishës katolike dhe autoritete të tjera të larta.

Papa do të mbajë një meshë në sheshin kryesor të Shkupit, vetëm dhjetëra metra nga vendi ku kishte qenë dikur shtëpia e tash shenjtores Nënë Tereza.

 Autoritetet maqedonase së bashku me ato të Vatikanit kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, ndërsa trafiku është bllokuar tërësisht në qendër të qytetit.

Papa Françesku do të ketë takime me drejtuesit shtetërorë dhe fetarë në Shkup, ndërkohë që do të mbajë edhe një meshë në kishën e vetme katolike Zemra e Shenjtë e Krishtit./Alsat-M


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota