Finalja e Kupës, Feronikeli – Trepça’89 luhet më 24 maj
BKT
Sport

Finalja e Kupës, Feronikeli – Trepça’89 luhet më 24 maj

Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës’89 do të zhvillohet më 24 maj, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Këto dy skuadra u kualifikuan në finale, pasi i kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale kundër Ballkanit, përkatësisht Vëllaznimit. Feronikeli synon trofeun e tretë të kësaj gare, pasi e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2014 e 2015, derisa Trepça’89 synon ta fitojë këtë trofe për herë të dytë, pasi për herë të parë iu kishte gëzuar kupës në vitin 2012. Të rikujtojmë se fituesi i Kupës së Kosovës e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, por në rast se kupën e fiton Feronikeli dhe paraprakisht shpallet edhe kampion, atëherë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës do ta sigurojë skuadra nënkampione në IPKO Superligë.