22:24 / 08.05.2019
Tottenham shënon dy gola të shpejta
Tottenham e ka nisur furishëm pjesën e dytë në duel me Ajaxi, duke shënuar dy gola të shpejta dhe duke barazuar rezultatin në 2-2, transmeton RTKLive.
Loucas Moura (55’, 59’). Ajax dhe “Spurs” po luajnë në Amsterdam në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Londër ishte mbyllur me fitoren e skuadrës holandeze prej 0-1.























