Hadërgjonaj: Do të luaj për fanellën më të bukur në botë
Pas FFK-së, edhe Florent Hadergjonaj e ka konfirmuar se ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën.
Mbrojtësi anësor i Huddersfield Town, klubit që deri në këtë sezon bëri gara në Premierligë, shkroi në Facebook se është i gatshëm ta veshë fanellën më të bukur në botë tani.
“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë”, shkroi ai.
Për t’iu bashkuar ekipit të Kosovës, Hadërgjonaj e ka marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe tani është i gatshëm për ndeshjet e qershorit, me Malin e Zi dhe Bullgarinë. Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen si mysafirë.
Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tone”, ka shkruar ai.























