Inter dhe Juventus në garë për Alexis Sanchez
BKT
Sport

Inter dhe Juventus në garë për Alexis Sanchez

Juventusi dhe Interi janë në garë për të nënshkruar me Alexis Sanchez raporton Sky Italia.

Menaxheri i Sanchez Fernando Felicevich ka takuar drejtorin sportiv të Juventus Fabio Paratici dhe drejtorin Inter teknik Piero Ausilio.

Sanchez nuk bën pjesë në planet e Manchester United dhe klubi anglez tashmë do ta nxjerrë në shitje këtë verë, teksa30-vjeçari ka pasur një sezon plot lëndimshet e vuajtjesh duke humbur kështu dhe formacionin titullar, transmeton albeu.

Kështu për Sanchez do të jetë një verë e nxehtë po një gjë është e sigurtë që ai do të largohet nga Manchester United.