11:35 / 20.05.2019
Takim Pendarovski – Xhaferi në Vilën Vodno
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Takimi do të mbahet në Vilën Vodno, kumtuan nga kabineti i presidentit. Ky është takimi i tij zyrtar pas inaugurimit të Pendarovskit për shef të shtetit.
Pendarovski javën e kaluar në Vilën Vodno kishte takim zyrtar dhe me kryeministrin Zoran Zaev. /Alsat-m























