12:37 / 24.05.2019
Ancelotti do De Paul, Napoli bën gati ofertën!
Napoli vazhdon të ndjekë me shumë interes numrin 10 të Udineses, Rodrigo De Paul. Argjentinasi pëlqehet shumë nga drejtuesit e të kaltërve dhe shihet si njeriu ideal për të forcuar repartin e avancuar.
Por pretendimet e larta të skuadrës nga Friuli duket se e kanë vështirësuar punën për të arritur te 25-vjecari, për të cilin Udinese kërkon 30 milionë euro. Por për të ulur disi këtë shumë, klubi i Napolit e ka një plan, të përfishjë në marrëveshje njërin mes Simone Verdi dhe Adam Ounas. Napoli nuk është klubi i vetëm që interesohet për De Paul, pasi argjentinasi pëlqehet shumë nga Inter, ndërsa edhe Milan ka shfaqur interes.























