Trembet Barcelona, Man.United i ofron 14 milionë euro në sezon De Ligt
BKT
Sport

Trembet Barcelona, Man.United i ofron 14 milionë euro në sezon De Ligt

E ardhmja e kapitenit të Ajax-it, Mathijs De Ligt, mbetet ende mister.

Për holandezin ka kohë që flitet për një akord me Barcelonën por deri më tani negociatat i ka bllokuar agjenti i mbrojtësit Mino Raiola.

Sipas gazetës spanjolle "Sport", Manchester United, i ofron 14 milion euro në sezon futbollistit duke trembur Barcelonë ne cila për momentin nuk është në gjëndje ti ofrojë këtë pagë.

Ndërkohë edhe Juventus nuk mbetet prapa, por një gjë është e sigurtë që telenovela De Ligt sapo ka nisur.