Han: Maqedonia e Veriut, e vetmja që nuk ka mosmarrëveshje ndër-fqinjësore
BKT
Rajoni dhe Bota

Han: Maqedonia e Veriut, e vetmja që nuk ka mosmarrëveshje ndër-fqinjësore

Komisioneri për zgjerimi dhe fqinjësi të mirë në raportin e KE-së tha se Maqedonia e Veriut pas marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë me Marrëveshjen e Prespës tha se vendi jonë është i vetmi vend në rajon që tashmë nuk ka raporte me fqinjët dhe vendet e tjera duhet ta marrin si shembull atë që bëri Maqedonia e Veriut në këto dy vitet e fundit.

"Maqedonia e Veriut është tani për tani, vendi i vetëm i cili nuk ka mosmarrëveshje ndër fqinjësore, dhe kjo duhet theksuar dhe ritheksuar. Kjo erdhi si rezultat i dy qeverive midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke arritur marrëveshjen historike midis dy vendeve, dhe vendet fqinjë duhet të mësojnë prej saj', tha Han.

Ai më pas foli edhe për progresin që ka bërë Kosova këto vitet e fundit dhe i bëri apel Qeverisë së Kosovës të heq taksën 100 për qind ndaj Serbisë.

"Kosova duhet të fokusohet tek zbatimi i MSA-së, duhet të heq taksën 100%, me qëllim që të vazhdojë negociatat", tha Han.

Ai gjithashtu theksoi se do të tentojë që në qershor, më së voni në Korrik që të zhbllokojë negociatat midisi Kosovës dhe Serbisë.

"Është e rëndësishme dhe është e natyrshme se ka shumë punë, në Ballkanin Perëndimor, dhe duhet të punohet rrënjësisht, duke ndjekur shembullin e shkëlqyer të Maqedonisë së Veriut, të punohet në marrëdhënie ndër fqinjësore, bashkëpunimi rajonal, të drejtat themelore, respektimi i ligjit dhe të drejtës", tha ai.

"Ne duhet të kuptojmë se çelja e negociatave nuk do të merr fund për dy tre ditë, por do të zgjasë me vite, shembulli më i mirë është Kroacia e cila ishte në negociata për tetë vite me radhë për tu bërë pjesë e BE-së. Por kjo nuk do të thotë se ndonjë vend nuk do të mund ti arrijë rezultatet më shpejt, nëse plotësohen kushtet  e kërkuara nga BE", përfundoi Han.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota