16:12 / 29.05.2019
Caktohet dita kur Reali do ta prezantojë Hazardin
Los Blancos janë në prag të blerjes së madhe në afatin kalimtar veror.
Eden Hazard te Real Madridi është gjithçka e kryer, por mungon vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë pas pak ditësh, shkruan KosovaPress.
Te Real Madridi janë duke pritur përfundimin e finales së Ligës së Evropës, ku Chelsea sonte do të ndeshet me Arsenalin, para se të njoftojnë marrëveshjen me yllin belg.
Diario Sport raporton që 2 qershori (e hënë), do të jetë dita kur Hazard do të prezantohet si lojtar i Real Madridit, që njëherësh do të plotësojë ëndrrën e futbollistit, i cili tash e sa kohë kërkon të transferohet në Santiago Bernabeu.
Ende nuk janë bërë të ditura shifrat të cilat Reali do t’i paguajë Chelseat për blerjen e Hazard.























