Athina i kërkon Berlinit bisedime për dëmshpërblim për luftërat botërore
BKT
Rajoni dhe Bota

Athina i kërkon Berlinit bisedime për dëmshpërblim për luftërat botërore

Qeveria greke i kërkoi zyrtarisht Berlinit hapjen e negociatave për mundësinë e dëmshpërblimeve për krimet e kryera nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, veçanërisht gjatë pushtimit nazist.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme konfirmoi sot se ka marrë një kërkesë nga Athina për këtë çështje, pa dhënë shumë detaje.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori i Greqisë në Berlin i paraqiti Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme një tekst në të cilin qeveria greke i kërkon palës gjermane nisjen e negociatave për të zgjidhur çështjen pezull të  dëmshpërblimeve të luftës që Greqia pretendon.

Në prill, parlamenti grek votoi një rezolutë që i kërkonte qeverisë së Athinës për të vepruar në këtë drejtim.

”Ky veprim diplomatik, i cili vjen pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, po kryhet në zbatim të vendimit të marrë me shumicë të theksuar nga deputetët e parlamentit grek”, thuhet në komunikatën e Ministrisë greke të Punëve të Jashtme./Alsat-M


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota