17:35 / 05.06.2019
Reali ende do Pogbën dhe Mbappe-n
Real Madridi nuk ka hequr dorë nga dyshja franceze, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.
Trajneri i Mbretërve, Zinedine Zidane, tashmë ka transferuar Luka Joviqin dhe Eder Militaon, si dhe pritet zyrtarizimi i Eden Hazardit tek ta.
Sidoqoftë, mediumi francez “L’Equipe” ka raportuar që ylli i Paris Saint-Germain dhe ai i Manchester United vazhdojnë të mbesin në shënjestrën e madrilenëve.























