Holanda dhe Anglia po luhen vazhdimet
BKT
Sport

Holanda dhe Anglia po luhen vazhdimet

Koha e rregullt e ndeshjes mes Holandës dhe Anglisë ka përfunduar me barazim, 1-1 dhe fituesi do të mësohet pas kohës së vazhdimeve, apo edhe ekzekutimit të penalltive.

Në ndeshjen që është duke u zhvilluar për kualifikim në finale të Ligës së Kombeve, e para ka kaluar në epërsi Angli me golin e ka shënuar nga pika e bardhë, Marcus Rashford (32’). Kurse goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë, Matthijs de Ligt (73’).

Portugalia është finalisti i parë i kësaj lige, pasi mbrëmë e ka mposhtur Zvicrën me rezultat 3-1.