Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Malit të Zi
Kombëtarja e Kosovës sonte prej orës 20:45 luan përballjen me Malin e Zi, e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Podgoricë pa praninë e tifozëve. Dardanët hyjnë në këtë ndeshje me synimin për ta vazhduar ciklin e rezultateve pozitive.
Bernard Challandes është treguar shumë i rezervuar për formacionin, megjithëse rreshtimi i skuadrës pritet të jetë me 4-2-3-1.
Në portë me shumë gjasë do të jetë gardiani i Manchester Cityt, Arianit Muriqi.
Në mbrojtje priten Rrahmani e Aliti në qendër, ndërsa në ta djathtë Vojvoda, ndërsa në krahun e kundërt Kololli.
Para mbrojtjes do të rreshtohen Halimi dhe Voca.
Në treshen para sulmit priten Zeneli, Celina dhe Rashica, ndërsa në sulm Muriqi.
Dardanët e prirë nga Bernard Challandes janë pa humbje, pasi në dymbëdhjetë ndeshje kanë 8 fitore dhe 4 barazime.























