18:04 / 07.06.2019
Serbët e Malit të Zi në dyshim për të luajtur kundër Kosovës
Siç raporton gazeta “Vijesti” e Podgoricës, disa lojtarë serbë që luajnë për ekipin kombëtar të Malit të Zi kanë pasur presione që të mos luajnë sonte kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian, e cila luhet sonte në Podgoricë, duke filluar në 20:45.
Presionet për Mirko Ivaniq, Filip Stojkoviq, Marko Simiq dhe Vukan Saviqeviq vijnë nga strukturat e tifozëve të Beogradit, shkruajnë "Vjesti".
"Nëse jeni serbë, nuk do të luani kundër Kosovës," thuhet në njërin nga mesazhet.
Presioni mediatik u shndërrua në mesazhe të drejtpërdrejta, dhe siç raportojnë portalet malazeze, pyetja është se si do të paraqitet sonte ekipi malazez kundër ekipit të Kosovës.























