19:42 / 07.06.2019
Trajneri dhe dy lojtarët serbë të Malit të Zi nuk luajnë ndaj Kosovës
Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Branko Latinovic, ka konfirmuar se trajneri dhe dy lojtarë serb të Kombëtares malazeze nuk do të paraqiten kundër Kosovës në ndeshjen e sotme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në Podgoricë.
Mali i Zi dhe Kosova do të luajnë sonte në Podgoricë, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020.























