19:53 / 07.06.2019
Amir Rrahmani udhëheq “Dardanët” në sfidën ndaj Malit të Zi
Kombëtarja e Kosovës sonte ndeshet me Malin e Zi, në garat kualifikuese për Kampionatin Evropian të Futbollit.
Selektori i Kosovës Bernard Challandes ka vendosur që kapiten i Kosovës në Podgoricë do të jetë Amir Rrahmani.
Kapiteni i deritanishëm, portieri Samir Ujkani, e ka humbur vendin e titullarit në portë, dhe si pasojë e mungesës së tre zëvendëskapitenëve, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, shiritin e kapitenit do ta mbajë Rrahmani.
Rrahmani është ndër futbollistët më me së shumti paraqitjet për verdhekaltrit, 21 sosh dhe në të gjitha si titullar. Ai i ka realizuar tri gola për “Dardanët”.























