Nis ndeshja Mali i Zi-Kosova, “Dardanët” synojnë fitore
BKT
Sport

Nis ndeshja Mali i Zi-Kosova, “Dardanët” synojnë fitore

Ka startuar ndeshja e shumëpritur mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Malazezët dhe “Dardanët” po ballafaqohen në Podgoricë, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020, raporton RTKlive.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për Kombëtaren tonë, e cila synon rezultat pozitiv në duel me Malin e Zi, e cila luhet pa shikues për shkak të suspendimit nga ana e UEFA-së.

Për shkak të presionit të madh nga serbet, Mali i Zi në këtë duel është paraqitur pa dy lojtarë serb dhe trajnerin Lubisa Tumbakoviq.