13:25 / 08.06.2019
Ja sa të mungojë Arbër Zeneli
Kosova dje ka barazuar 1 me 1 në ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Malit të Zi.
Por gjatë ndeshjes Kosovës i është lënduar lojtari Arbër Zeneli, i cili si duket ka pësuar një lëndim serioz në gjurin e këmbës së djathtë.
Edhe pse dje Kosova është nisur për në Sofje, Zeneli nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës dhe është nisur për në Prishtinë për t’i bërë tretmanet e mëtutjeshme mjekësore.
Ndërkaq sot mësohet se Zeneli pritet të mungojë në fusha të gjelbërta afër 6 muaj. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i tifozëve të Kosovës, Dardanëve, Lulzim Berisha.
Ani në pyetjen e drejtuar nga redaksia e KosovaPress është përgjigjur."Tashmë është zyrtare, Zeneli pritet të mungojë rreth 6 muaj".























