CR7 mesazh Holandën: Jam në formë të mirë, duam të fitojmë trofeun
BKT
Sport

CR7 mesazh Holandën: Jam në formë të mirë, duam të fitojmë trofeun

Tre ditë më parë vendosi gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, me një tripletë spektakolare përballë Zvicrës, ndërsa sot Cristiano Ronaldo i ka çuar një paralajmërim të qartë finalistes tjetër, Holandës.

Në prag të finales që do të luhet nesër në “Dragao” të Portos, kapiteni i Portugalisë ka theksuar se dëshiron që të fitojë edicionin e parë të këtij kompeticioni dhe ka paralajmëruar se ndihet në top formë.

“Është një kompeticion që i kemi dhënë rëndësinë e duhur dhe duam ta fitojmë. Jam 34 vjeç, por gëzoj një formë sportive shumë të mirë dhe jam i bindur që kam ende shumë për të dhënë dhe për të fituar në futboll”, tha Ronaldo.