21:02 / 11.06.2019
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj Turqisë
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21 me epërsinë e Kosovës, e cila erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë.
Pjesë e parë ku dy skuadrat u fokusuan më shumë në mesfushë dhe kërkonin të shënonin me anë të ndonjë kundërsulmi.
Pas shumë rasteve të lëshuara nga Kosova, më në fund arritën të shënonim në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Arbenit Xhemajlit, i cili shënoi pas një harkimi nga goditja e këndit.
Kujtojmë që një fitore e mundshme e Kosovës do ta bënte lider në Grupin A, grup ku gjenden edhe Shqipëria dhe Anglia.























