22:57 / 11.06.2019
Trajneri i Turqisë: Kosova fitoi me plotë meritë
Kosova U21 ka mposhtur Turqinë U21 me rezultat 2 me 1.
Pas ndeshjes trajneri i Turqisë, Vedat Inceefe e cilësoi fitoren e Kosovës, fitore plotësisht e merituar.
"Kosova luajti mjaftë mirë. Fitore e merituar në bazë të ndeshjes të treguar në fushë”, tha ai.
“Arritëm ta barazonim por Kosova nuk u dorëzua dhe shënoj edhe dy herë të tjera me plotë meritë. I uroj për fitoren", tha trajneri turk.
Kujtojmë që pas përfundimit të ndeshjes trajneri turk pati disa probleme me sigurimin e ndeshjes duke kërkuar edhe të qëroj hesapet me ta, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.























