Kovaçiq drejt rikthimit tek Interi
Mesfushori kroat pritet të luajë përsëri në Serie A.
Interi po punon me ritëm të lartë në tregun e transferimeve, për t’i krijuar Antonio Contes një skuadër sa më të fortë për sezonin e ardhshëm.
Pasi që janë afër blerjes së Nicolo Barellas nga Cagliari, zi-kaltrit duan edhe rikthimin e Mateo Kovaçiq.
Edhe kroati dëshiron rikthimin në ekipin me të cilin luajti gjatë viteve 2013-2015. 25-vjeçar ishte i huazuar te Chelsea sezonin e shkuar. Paraqitjet e tij ishin pozitive, por bllokimi i blerjeve të skuadrës londineze e riktheu në Madrid.
Kovaçiq nuk bënë pjesë në planet e Zidane dhe pritet shitja e tij. E ardhmja duket Interi, i cili ka nisur negociatat me agjentin e lojtarit. Tani mbetet të arrihet akordi mes klubeve, me zi-kaltrit që preferojnë huazimin me të drejtë blerje të lojtarit.























