E konfirmon Paratici: Duam Pogbanë
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se klubi bardhezi e "dashuron" Paul Pogban, duke i nxitur edhe më shumë spekulimet që e lidhin mesfushorin e Manchester Unitedit me një kthim në Torino.
Paratici u pyet për fituesin e Kupës së Botës, Pogbën, dhe yllin e Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiotit – për të cilët ka gjithashtu spekulime se do t’i bashkohet Juventusit – gjatë prezantimit të Maurizio Sarrit si trajneri i ri i Juventusit.
"Ata janë lojtarë shumë të mirë. Pogba luan për Manchester Unitedin, ne e duam atë shumë natyrisht sepse ai ka luajtur këtu për disa vite. AI u rrit këtu dhe u bë kampion bote, kështu që natyrisht që na ka dhënë neve shumë. Por, ai është lojtar i Manchester Unitedit", ka thënë Paratici.
"Gazzetta dello Sport" raporton se kampioni i Serisë A është i gatshëm ta fusë në marrëveshje për transferimin e Pogbas edhe anësorin brazilian, Douglas Costan."“Djajtë e kuq" e vlerësojnë Pogban mbi 150 milionë euro.























