16:15 / 24.06.2019
Bëhen të ditura çmimet e ndeshjes Prishtina - St Joseph`s
Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur çmimin e biletave për ndeshjen e parë parakualifikuese për në Europa League.
Biletat për ndeshjen e parë të raundit parakualifikues ndërmjet Prishtinës dhe St Joseph’s që zhvillohet të enjten më 27 qershor nga ora 20:45, do të dalin në shitje në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.
Ja çmimet e biletave:
3 euro – tribuna veriore.
5 euro – tribuna lindore.
10 euro – tribuna perëndimore.
15 euro – tribuna VIP























