“Lampard është njeriu i duhur për trajner të Chelsea-s"
BKT
Sport

“Lampard është njeriu i duhur për trajner të Chelsea-s"

Vincente Kompany beson që Frank Lampardi do të bëjë një punë të shkëlqyer te Chelsea.

Chelsea është duke kërkuar një trajner në ekip që prej kohës kur Maurizio Sarri u largua në Juventus.

“Merreni në ekip si trajner, ai është i duhuri”, ka thënë Komapny. 

“Jo vetëm se ai është një person i mirë, por unë kam mësuar shumë prej tij gjatë kohës kur erdhi në Manchester City dhe ai ishte një lojtar profesional”, ka thënë Kompany.

Ai tha se i beson shumë anglezit, dhe mendon si ai mund ta rikthejë Chelsea-n në një ekip shumë të fortë.