16:23 / 27.06.2019
Buriq kryetarja e re Këshillit të Evropës
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) zgjodhi ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, në postin e kryetares të re të Këshillit.
Buriq e cila fitoi 159 vota në raundin e parë të votimit, u zgjodh kryetare për 5 vitet e ardhshme, ndërsa kryediplomati belg, Didier Reynders, mundi të marrë vetëm 10 vota.
Buriq do të marrë zyrtarisht detyrën më 18 shtator, duke pasuar kryediplomatin norvegjez, Thorbjorn Jagland, i cili ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit që nga viti 2009.























