14:01 / 29.06.2019
Alvin Karaqi e mbyll me fitore garimin në Minsk, por mbetet pa medalje
Karateisti Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Garuesi ynë mposhti medalistin e bronztë të Evropës, malazezin, Nikola Maloviq.
Pavarësisht fitores, humbja në sekondën e fundit nga ukrainasi, Valerii Chobotov, nënkampion bote, inë luftën e dytë, ia mohon kalimin në gjysmëfinale garuesit tonë.
Me dy humbje dhe një fitore, Karaqi përfundoi i treti në grupin B, të kategorisë -84 kg.























