17:30 / 30.06.2019
Greqi: Situatë alarmante për shkak të zjarreve
Rreziku për zjarre do të jetë shumë i lartë sot në shumë pjesë të Greqisë, njoftoi dje Mbrojtja Civile Greke.
Rajonet që përballen me rrezikun më të lartë janë Atika (përfshirë ishullin e Kithiras), Sterea Eladha (Viotia, Evia dhe Skiros), rajonet e Korinthit, Argolis dhe Lakonia në Peloponez.
Gjithashtu në rrezik të lartë për zjarr janë edhe rajonet në veri të Egjeut (ishujt e Lezvosit, Kiosit, Samosit dhe Ikarias), bashkë me rajonet në jug të Egjeut dhe ato të Kretës.























