Juventus fillon “spastrimet”, shet dy mbrojtës te Sassuolo
Juventus është duke kryer disa goditje radhazi për të përforcuar grupin e lojtarëve që për sezonin e ri do të drejtohen nga Maurizio Sarri. Bardhezinjtë pasi zyrtarizuan Ramsey e Luca Pellegrini, janë pranë marrëveshjes edhe me Rabiot e De Ligt.
Por në shtëpinë e bardhezinjëve nuk mendojnë vetëm për afrime, pasi klubi ka nevojë që të përfitojë disa të ardhura për t’i investuar sërish ato në merkato. Kështu janë bërë zyrtare shitjet e dy mbrojtësve, Rogerio dhe Matteo Pinelli, të cilët tashmë janë plotësisht lojtarë të Sassuolos.
Dy mbrojtësit e rinj, edhe sezonin e mbyllur pak javë më parë kanë luajtur me skuadrën nga Reggio Emilia, por ata kanë qenë të huazuar. Ende nuk ka të dhëna për kostot e këtyre operacioneve, por mendohet që Juventus ka arkëtuar rreth 15 milionë euro nga shitja e dy mbrojtësve./SS/























