16:00 / 01.07.2019
Nikaj e nis punën te Liria, e quan klub me shumë traditë
Samuel Nikaj është emëruar trajner i ri i Lirisë së Prizrenit. Ai në këtë post e zëvendëson Erdogan Celinën.
Nikaj që së fundi ishte pjesë e Vushtrrisë ka postuar një shkrim ku shkruan se nga sot do ta nisë punën te një nga skuadrat më me traditë në Kosovë.
“Per mua sot fillon dita e pare e punës për klubin me shumë traditë 'LIRIA E PRIZRENIT'. Jam i nderuar që mu besua ta udhëheq klubin drejt Superliges vend ku edhe i takon të jetë. Falënderoj kryesin e klubit që pati besim tek unë, dhe do të bëj të pamundurën të justifikoj pritshmërit e tyre dhe të tifozëve”, ka shkruar Nikaj.























