17:08 / 03.07.2019
Partizani publikon çmimet e biletave për ndeshjen e Championsit
Skuadra e Partizanit do luaj me 10 korrik ndeshjen e pare në Ligën e Kampionëve për këtë vit.
Kundërshtar i tyre do jetë skuadra e madhe nga Azerbejxhani, Qarabag. Tashmë skuadra nga Tirana ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Selman Stermasi’.
Partizani njofton se çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:
Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1 000 Lek
Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek























