19:57 / 11.07.2019
Halimi, afër ndarjes me Brondbyn
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Besar Halimi pritet të largohet nga skuadra e Brondbyt.
Mesfushorit i përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, por Halimi që disa ditë nuk po stërvitet me klubin aktual.
Sipas “3point.dk”, Brondby ia ka konfirmuar 24-vjeçarit lajmin se është i lirë të kërkojë ndonjë angazhim të ri.
Kujtojmë se lojtari ishte transferuar para dy viteve nga gjermanët e Mainzit, të cilët kishin fituar rreth 300 mijë euro.























