Zyrtare: KB Rahoveci prezanton nënshkrimin e radhës
KB Rahoveci ka njoftuar se basketbollisti i tyre, Atik Koshi ka vazhduar kontratën me klubin.
‘Vreshtarët’ janë duke u përgatitur për edicionin e ri, ku i pret një punë mjaftë e madhe në garat Evropiane.
“Një nga basketbollistët me perspektiv në Kosovë Atik Koshi, do të vazhdojë edhe një edicion të mbrojë ngjyrat e klubit tonë. Marrëveshja me Atikun është arritur kohë më parë, ndërsa nënshkrimi është bërë para udhëtimit të tij në Portugali ku po merr pjesë me përfaqësuesen e Kosovës U20.
Marrëveshja është finalizuar në prani të kryetarit të Klubit Bekim Hoxha dhe anëtarit të bordit Alban Rama. Koshi me disiplinën e tij po vazhdon paraqitjet e mira edhe me Kosovën në Portugali, ndërsa e dini qe i njëjti ka qenë krucial në shumë ndeshje edhe edicionin e kaluar”, thuhet në njoftimin zyrtar të KB Rahovecit.
Kujtojmë se pak ditë më parë, kontratën me Rahovecin e kishte vazhduar edhe basketbollisti nga Peja, Rroni Grapci.























