Hahn dhe Reeker vijnë në Shkup për takim me pozitën dhe opozitën
BKT
Rajoni dhe Bota

Hahn dhe Reeker vijnë në Shkup për takim me pozitën dhe opozitën

Komisioneri për Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn do të mbërrijë nesër në Shkup për takime me udhëheqësit shtetëror dhe drejtuesit e partive politike.

Hahn do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Sipas agjendës zyrtare, do të diskutohen reformat lidhur me eurointegrimet e vendit dhe pritjet për në vjeshtë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Gjithashtu pritet të diskutohet ligjin i ri për Prokurorinë Publike, e cila duhet të rregullojë statusin e ardhshëm të PSP-së.

Një ditë më vonë në vendin tonë pritet që të arrijë edhe Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker. Ai vjen në Shkup nga Athina ku kishte takime me shefin e diplomacisë geke, Nikos Dendias, me përfaqësuesit qeveritar, si dhe me Alexis Tsiparsin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota