15:27 / 25.07.2019
Mickoski kritikon ashpër Qeverinë në takimin me Hahn
Situata politike aktuale, euro-integrimet dhe dialogu politik në vend kanë qenë temat e takimit të Euokomesarit Hahn me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Mickoski ka shprehur shqetësimet Hahn përshkak të pengesës së Eurointegrimeve dhe mos marrjes së datës për çelje të negociatave, si dhe, siç kishte thënë “mos veprimi i qeverisë me parandalimin e krimit, skandaleve dhe korrupsionit të lartë që po shfaqet për çdo ditë e më tepër e sidomos në eshalonët më të larta qeveritare”.
“Skandalet serioze po rrënojnë integritetin e vendit dhe po zbehin shtetin e së drejtës duke kërcënuar seriozisht ardhmërinë evropiane”, është shprehur Mickoski në takim me Hahn.























