13:18 / 27.07.2019
Oscar po rikthehet në Evropë, ja ekipe e interesuara për brazilianin
Ish-ylli i Chelseas, Oscar, ka thënë se dëshiron rikthimin në Evropë.
Braziliani është duke luajtur në Kinë me ekipin, Shangaiu SIPG dhe po kërkon të luaj në kampionatin italian.
I pyetur nëse ndonjë ekip është duke e kërkuar, ai tha se është duke negociuar më dy klube italiane.
“Në këtë javë kam biseduar me dy klubet nga Milani. Nuk mund të flas në detaje por mund të them vetëm një gjë. Dua të luaj në Itali”, tha Oscar.























