11:59 / 30.07.2019
Hyri në fuqi marrëveshja për blerjen e gjuajtësve F-16 nga SHBA-ja
Marrëveshja për blerjen e gjuajtësve të rinj F-16 nga SHBA-ja u publikua në Fletoren Zyrtare të Bullgarisë bashkë me Marrëveshjen për bashkëpunim industrial me firmën-prodhuese Lockheed Martin dhe aktualizimin e buxhetit shtetëror për financimin e marrëveshjes.
Publikimi është etapa e fundit e procedurës bullgare të hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Bullgaria emiton borxh suplementar shtetëror, që të mund të shtojë shumën prej 900 mln eurove. Presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve, por ajo u hodh poshtë nga Parlamenti.























