14:45 / 02.08.2019
Ribery drejt Gjirit Persik, gati firma me skuadrën e re
Franck Ribery do ta mbyllë karrierën e tij në Arabinë Saudite ose në Katar.
Lajmi raportohet nga gazeta gjermane Bild, e cila shkruan se sulmuesi francez të cilit i ka përfunduar kontrata me Bayernin që në qershor do të udhëtojë gjatë këtyre orëve në Gjirin Persik për të firmosur me skuadrën e tij të re. Nuk bëhet i ditur emri i ekipit të ri të 36-vjeçarit i cili do të zbulohet vetëm në momentin që Ribery do të hedhë firmën mbi kontratë.























