13:59 / 10.08.2019
Rosonerët mbërrijnë në Prishtinë
Skuadra e Milanit ka mbërritur në Prishtinë.
Rosonerët pas arritjes në kryeqytetin e Kosovës, do të akomodohen në hotelin “Swiss Diamond” në qendër të Prishtinës.
Ndërsa pak orë me vonë, përkatësisht në ora 14:00, pritet të mbahet edhe konferenca për shtyp ku pritet të jenë të pranishëm legjenda e klubit, Paolo Maldini, trajneri i skuadrës dhe njëri nga lojtarët, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Kujtojmë që Milan dhe Feronikeli do të luajnë miqësoren historike me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.























